Shërbimet e Komisariatit të Vaut të Dejës, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Karmë të Shqipërisë, në vendin e quajtur “pylli poshtë Fronterës së dheut”, kanë gjetur dhe asgjësuar 46 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, të kultivuara në një parcelë me gjatësi 30-40 cm.
Sipas Policisë, për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi P. M., 51 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë shtetasit A. N., banues në fshatin Karmë, me detyrë Kryeplak i fshatit Karmë, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit”. P.P., 38 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, në Bashkinë Vau i Dejës, për veprën penale të “Moskallëzim i krimit” e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...