Është asfaltuar rruga në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, hkruan Arbresh.info.
Kjo rrugë ka gjatësi prej 2400 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa ka kushtuar në vlerë prej 150 mijë euro.
Drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë në Mitrovicë, Naser Muja, është shprehur i shprehur i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e kryerjes së punimeve në asfaltimin e kësaj rruge, thuhet në njoftimin e Komunës.
Njoftimi i plotë:
Ndërtimi i infrastrukturës rrugore vazhdon të jetë prioritet i investimeve kapitale të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, ku në kuadër të projekteve të planifikuara për sivjet, në fshatin Cërrnushë është asfaltuar rruga në lagjet “Syla”, “Xhema”, “Hamiti”, “Haziri”, “Ismajli”, “Selmani”, dhe “Ahmeti”.
Për të përcjellur nga afër punimet në asfaltimin e kësaj rruge ishte i pranishëm edhe drejtori për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, i cili është shprehur i kënaqur me cilësinë dhe dinamikën e kryerjes së punimeve në asfaltimin e kësaj rruge.
“Me asfaltimin e kësaj rruge në këto lagje, ne po ua lehtësojmë qarkullimin banorëve të këtyre lagjeve deri në rrugën kryesore të fshatit. Kompletimi i infrastrukturës rrugore në zonat rurale do të ndikoj tek banorët që të mos i braktisin fshatrat”, tha ndër të tjerash drejtori Muja.
Rruga e asfaltuar në këtë fshat ka gjatësi prej 2400 metra, gjerësi 5 metra, ndërsa ka kushtuar në vlerë prej 150 mijë euro.
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...