Është zgjedhur nënkryetari për komunitete në Komunën e Dragashit.
Pas disa tentativave të pasuksesshme, Kuvendi Komunal në Dragash ka arritur të zgjedh nënkryetarin për komunitete.
Kjo u arrit pasi asamblistja e LVV-së, Pajtesa Berisha mori pjesë në votim dhe votoi propozimin e shumicës.
Asambistja e LVV-së po ashtu u konfirmua se tashmë ka kaluar në LDK, përcjell Telegrafi.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Dragashit, Uran Halimi që është pjesë e LVV-së ka kërkuar shpjegim nga asamblistja Berisha për këtë vendim, por që e njëjta nuk i është përgjigjur publikisht.
Me 14 vota pro, 3 kundër dhe 10 abstenime, Fejsal Haliloviç nga JGP, është zgjedhur nënkryetar për komunitete në komunën e Dragashit.
Haliloviç ka marrë 5 vota pro dhe 2 abstenime nga anëtarët e komuniteteve në Kuvendin Komunal të Dragashit.
Pro zgjedhjes së tij votuan asamblistët e LDK-së, asamblistët e VAKAT-it, ata të JGP-së si dhe asamblisti i AAK-së Agron Gashi dhe asamblistja e deritanishme e LVV-së, Pajtesa Berisha.
Kundër zgjedhjes së tij ishin asamblistët e Vetëvendosjes ndërsa ata të PDK-së abstenuan së bashku me asamblistin e Pokret Za Gora.
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...
Sot varroset 31-vjeçari Yll Çeku, i cili vdiq pas një akside...
Konflikti në Lindjen e Mesme rrit çmimet e biletave të avion...
OVL i reagon Speciales: Shumë herë janë shkelur të drejtat e...
Trump: SHBA-të nuk kanë mbaruar ende në Iran
Edi Rama publikon pamje nga Liqeni Artificial i Tiranës