Asmablisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal në Prishtinë, Arianit Beqiri, ka njoftuar se së bashku me një person janë liruar pas shoqërimit në stacionin policor.
Ai thotë se “për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam”.
Sipas tij, “sheshet duhet të jenë pa pagesë”.
Postimi i plotë:
RRNOFTË HAPËSIRA PUBLIKE!
POSHTË PËRPARIM RAMPA!
Sheshet duhet të jenë pa pagesë.
Sheshet duhet të jenë për qytetarët.
Sot, për ta parë ndeshjen e Kombëtarës, në shesh, duhej të paguheshin 20 euro. Ne protestuam kundër kësaj. U arrestuam, tash u liruam.
Hapësira Publike do të mbrohet gjithmonë, në çdo mënyrë, me çdo kusht./Arbresh.info/
Ndryshe, policia konfirmoi për Arbresh.info se Beqiri dhe një person tjetër u arrestuan për prishje e rendit dhe moszbatim i urdhërave policor./Arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...