Asamblestët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, po ankohen se po paguhen pa bërë asgjë. Kështu tha në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, asambleisti nga radhët e LDK-së, Shefki Gashi, i cili u ankua se po merr para “haram”, pasi që nuk po bënë asgjë për qytetarët, të cilët e kanë votuar.
Reagimi i tij erdhi në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku tha se nuk po i jepet fjala për të diskutuar për çështje të caktuara.
“Po më shkelen të drejtat e asambleistit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, gjysma e mbledhjes po shkon me dy, tre diskutues, morën fjalën për një pikë të rendit të ditës ka katër, pesë here, kurse me rregulla është një herë. Mua po më shkelen të drejtat, unë nuk jam duke e kryer detyrën e asambleistit, unë po marrë tepër pagesë, e s’jam ka bëjë asgjë, kështu që pare haram po marrë, asnjë propozim për qytetarët që më kanë votuar mua nuk kam mundur ta jap, asnjë ide”, tha ai.
Ndërsa,Visar Arifaj nga Partia e Fortë, tha se po ndihet mirë që pas një viti e gjysmë, Kuvendi Komunal i Prishtinës, po diskuton për çë shtje konkrete e thelbësore, pa kurrfarë inatesh.
“Unë nuk po dua të them asgjë në lidhje me rregulloren, vetëm desha të përgëzojë Kuvendin që pas një kohe shumë të gjatë, më në fund po e bëjmë një diskutim konkret e thelbësor, pa kurrfarë inati dhe thjeshtë po ndihem mirë, që pas një viti e gjysë, kështu që po dua me rreh shpinën e secilit”, tha ai.
Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar edhe propozim vendimin për lënien në diskutim publik, të rregullores për menaxhimin e mbeturinave.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se pagesa e mbeturinave, duhet të kushtëzohet me disa shërbime në komunë, pasi që kjo sipas tij, ka dhënë rezultate në disa komuna, ku kjo masë është testuar dhe ka pasur rezultate.
“Ka disa ndryshime por ndryshimi kryesor sipas meje vjen në aspektin e pagesës e cila ka qenë gjithmonë vështirësi edhe për kompaninë Pastrimi. Mbledhjen e faturave me ç’rast propozojmë që të kufizohen disa shërbime në komunë në rast të mospagesës së faturës së bërllogut. Kjo është testuar në disa komuna tjera”, tha ai.
Po ashtu, u kërkua që tarifat e mbeturinave të caktohen në bazë të metrit katëror apo numrit të banorëve, pasi që nuk mund të paguajnë njëjtë banorët, pavarësisht numrit të anëtarëve të familjes. Hatixhe Popovci tha se duhet të bëhet kategorizimi i konsumatorëve.
Pati ankesa edhe për kompanitë të cilat reklamojnë, përmes fletushkave duke krijuar mbeturina të panevojshme. Ylli Hoxha, asambleist nga VV-ja, tha se duhet të merren masa ligjore ndaj këtyre kompanive, të cilat po krijojnë mbeturina.
“Kemi dukurinë e shpërndarjes së fletushkave, nga operatoret komercial, të cilët i vendosin ato në hyrje të ndërtesave, para dyerve dhe në të shumtën e rasteve ajo mbetet mbeturinë. Mendoj që na kanë ngulfatë në vitet e fundit, do të duhej që në nenin 12 edhe ato t’i trajtojmë si mbeturina, ndërsa, operatorëve që i shpërndajnë këto të merren masa ligjore”, tha ai.
Ndryshe, Kuvendi komunal i Prishtinës, aprovoi transferin prej 50 mijë euro për projektin e KFË-së, për efiçiencën e energjisë. Po ashtu, ka përkrahur iniciativën e bashkësisë Hebreje për ndërtimin e Sinagogës, si dhe planin lokal të veprimit për riintegrimin e personave të riatdhesuar.
Ish-zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me 20 muaj burg p...
Ambasadori Malaj viziton Spitalin e Prizrenit dhe ndan mirën...
Policia arreston një shtetas të Malit të Zi për vjedhjen e d...
Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të orga...
Natë e zjarrtë evropiane – 18 përballja sonte në Ligën...
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...