Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk pritet të takohen as sot.
Të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka.
“Nuk besoj se do të ketë, pasi që deri tash nuk ka as një takim të konfirmuar”, ka thënë Manxhuka.
Ndryshe, Kurti dhe Mutafa herën e fundit janë takuar të shtunën në mesditë – takim ky që ka zgjatur më shumë se tri orë, raporton arbresh.info
Deri më tash këto dy parti janë marr vesh për ndarjen e ministrive, por ende nuk i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet rreth pozitës së presidentit.
Takimet e këtyre dy partive për arritjen e një marrëveshje për bashke qeverisje kanë filluar më të përfunduar zgjedhjet 6 tetorit, por që ndarja e “kulaçit”, po dele të jetë pengës në arritjen e kësaj marrëveshje.
Mbetet të shihet nëse deri më 26 dhjetor këto dy partitë do të arrijnë marrëveshjen.
Kujtojmë se Presidenti Hashim Thaçi, ka thirru seancën konstituive pikërisht më 26 dhjetor./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...