Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) përcjell lajmin në lidhje me gjendjen e rëndë që përjetohet në Gazë.
Komiteti palestinez për luftë kundër pushtimit, gjendjen humanitare në Gaza, e cilësoi si katastrofike.
Kryetari i komitetit, Jemal el-Hudari, tha se situata në të gjitha sektorët në Gaza është aq e përkeqësuar, saqë është vështirë të përmirësohet.
“Veçmas në sektorin mjekësor kemi mungesë të barnave. Të sëmurët nuk kanë mundësi udhëtimi për kurim”, sqaroi Hudari.
Ai theksoi se spitalet, fabrikat dhe shtëpitë në Gaza nuk kanë energji elektrike dhe asnjë institucion nuk mund të punojë punën e vet. “Situata e tillë është e rëndë dhe sektorëve në Gazë i ka sjellë një krizë të thellë”, shtoi Hudari.
Izraeli nga viti 2006 mban Gazën në bllokadë./Arbresh.info/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...