Projektligji për Arsimin e Lartë po del më i vështirë se ai për Ushtrinë e Kosovës, pasi për kalimin e këtij Projektligji kërkohen dy të tretat e votave të shumicës dhe dy të tratat e pakicës. As ky Projektligj nuk mund të kalojë në Kuvend pa marrëveshje politike ndërmjet mazhorancës dhe pakicave
Projektligji për Arsimin e Lartë po i përngjan problemit të formimit të ushtrisë së re, pasi që për kalimin e këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës kërkohet marrëveshje ndërmjet spektrit politik, shumicës shqiptare dhe shumicës së pakicave.
Miratimi i Projektligjit për Arsimin e Lartë, i cili është dërguar në Kuvend tash e sa kohë, varet nga deputetët e komuniteteve pakicë.
Brenda këtij projektligji parashihet dhe Universiteti i Mitrovicës, e që sipas burimeve të gazetës është kërkuar nga komuniteti pakicë serb që procesi të organizohet vetëm në gjuhën serbe, ndonëse Kushtetuta e vendit kërkon multietnicitet. Në nenin e pestë të Kushtetutës thuhet se “gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe”.
Komisioni parlamentar për arsim këtë projektligj e ka kaluar. Sipas anëtarëve të tij, projektligji plotëson kushtet procedurale për të dalë në seancë të Kuvendit. Mirëpo, kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani, thotë se ky projektligj po vonohet për shkak se është politik.
“Ligj i cili nuk i plotëson kushtet, për shkak se është ligj politik kur vjen çështja e themelimit të universiteteve. Kosova në Kushtetutë është multietnike, por jo tash të ketë universitete etnike”, thotë Hasani, duke pohuar se kështu është kërkuar të mbahet mësimi në këtë universitet, në gjuhën serbe…(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri )
Vendimi i Kushtetutës për Rashiq, reagon Basha: Përmban gabi...
Numërohen mbi 85 % e votave, ky është rezultati
Kurti: Rruga drejt çlirimit të Kosovës është e shtruar me gj...
Ish-ylli i Liverpoolit: Rënia nga forma e Salah ka ndodhur s...
Gjesti jep lajmin e madh për fansat, rikthehet nesër me proj...
Publikohen listat e barnave dhe materialit medicinal në Barn...