Arsim Bajrami, njëri nga hartuesit e Kushtetutës, në 11 vjetorin e Kushtetutës ka deklaruar se gjatë këtyre viteve Kushtetuta është shkelur shumë herë nga liderë institucionalë e po ashtu është abuzuar me Gjykatën Kushtetuese, nga pyetjet e shumta politike.
“Jo rrallëherë liderët kanë abuzuar edhe me Gjykatën Kushtetuese, duke e mbingarkuar edhe me pyetje politike dhe të panevojshme rreth kuptimit të normave kushtetuese. Mendoj se liderët duhet ta njohin mirë Kushtetutën dhe kur ata t’i marrin në duar institucionet shtetërore udhëheqëse duhet të jenë të njoftuar dhe të edukuar në kuptimin kushtetues dhe jogjithmonë pyetjet politike ose çështjet e përgjithshme që dalin nga politikat ditore t’i drejtojnë në Gjykatën Kushtetuese. Ajo është Gjykatë që jep vetëm interpretime dhe kontrollin përfundimtar të kushtetutshmërisë, por jo edhe një organ i cili zgjidh problemet që krijojnë partitë politike në zhvillimet e përditshme politike”, ka pohuar Bajrami për Zërin.
Tutje Bajrami ka thënë se pakicat serbe i kanë shfrytëzuar në mënyrë destruktive të drejtat që ua ka garantuar Kushtetuta. Ai e ka quajtur këtë “diskriminim pozitiv” ndërsa ka sugjeruar që në ta ardhmen t’i jepet fund kësaj, pasi që sipas tij ata po pengojnë integritetin dhe sistemin unik e kushtetues të Kosovës.
Kujtojmë se së fundmi tri grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Partia Socialdemokrate, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese presidentin e vendit Hashim Thaçin për shkelje të Kushtetutës pas vendimit që ka marrë për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...