Aeroplanët me trupa nga Bullgaria tashmë kanë mbërritur nën ceremoni shtetërore e me gardën e nderit e me flamuj në gjysmë shtizë, raporton arbresh.info.
Të renditur një nga një institucionet e krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut e delegacioni nga Bullgaria po presin që ti japin lamtumirën e fundit 45 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
Në nderim të tyre në Shkup ka ardhur dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e disa ministra.
Pas ceremonisë zyrtare në aeroportin Shkupit, trupat do ti dorëzohen familjarëve për ceremoninë e varrimit.
Aksidenti tragjik ka ndodhur më 23 nëntor në Bullgari.
Të gjithë viktimat e aksidentit janë shqiptarë nga Maqedonia Veriore./arbresh.info/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...