Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha do ta mbështesë në balotazh kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukën.
Koalicioni lidhet sot në ora 14:30.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i VV-së, Musa Bushrani, shkruan “PrizrenPress”.
“Vetëvendosje sot mban konferencë lidhur me marrëveshjen e arritur me Nismën dhe mbështetjen e saj për balotazh”, konfirmoi Bushrani.
“ Folës në këtë konferencë janë, Mytaher Haskuka kandidat për kryetar komune në Prizren nga radhët e LVV dhe Zafir Berisha, përfaqësues nga NISMA”.
Konferenca do të mbahet në hotel Theranda, në katin e dytë, në sallën e konferencave.
Kandidati i Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka dhe ai i PDK-së, Shaqir Totaj, do të përballen në balotazh me 19 nëntor të këtij viti.
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...
Konfiskohen aparate lojërash fati dhe mbyllet lokal i paligj...
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...