Një zyrtarë në gjendjen civile për rregullimin e dokumenteve në Gjakovë është arrestuar për marrje të ryshfetit, raporton Policia e Kosovë.
Sipas policisë, i dyshuari i kishte kërkuar të holla ankuesit, i cili edhe ia kishte dhënë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 21.08.2024-09:19. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në gjendjen civile për rregullimin e një dokumenti i kishte kërkuar të holla, të cilat ankuesi ia kishte dhënë. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...