Arrestohet një i dyshuar, nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale: ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.
“Sot, më 18.08.2021, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Ferizaj, sipas autorizimit nga Prokuroria Themelore Ferizaj, ka arrestuar të dyshuarin B.Xh., viti i lindjes 1967, mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan arbresh.info.
I dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Ferizajt, dyshohet se ka regjistruar në sistemin elektronik të gjendjes civile një person-qytetar me inicialet pa qen i njëjti i regjistruar në librin amzë. Me këtë veprim i dyshuari, nuk ka përfillur procedurat ligjore dhe udhëzimet administrative të regjistrimit fillestar të një personi në sistemin elektronik të gjendjes civile.
I dyshuari me veprimin e tij, dyshohet se ka konsumuar dy vepra penale: ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare dhe ka falsifikuar dokumentin zyrtar.
Pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit të tij mbrojtës, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje