Një zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve me seli në Deçan është arrestuar pasi dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Arrestimi i tij dyshohet se lidhet me rastin e helmimit të gati 1.500 personave në këtë komunë.
Këtë për Klankosovae bëri të ditur Shkodran Nikqi, zëdhënës për media në Prokurorinë Themelore në Pejë.
“Zyrtar i AKP-së pranë MPMHI-së me seli në Deçan për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Përderisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare në cilësinë e pylltarit në laurën ‘Gryka e Deçanit. Hetimet janë duke u zhvilluar për të shikuar se a ka ky rast ndonjë lidhshmëri me çështjen e ujit në komunën e Deçanit”, ka thënë Nikçi.
Dëmtohet vetura zyrtare e një gjykatëseje në Prishtinë
Qalibaf: SHBA-ja s’ka alternativë tjetër përveç se të pranoj...
Dallaveret me patent shoferë, ngrihet aktakuzë ndaj shumë zy...
Ferizaj: 1477 gjoba për një javë ndaj shoferëve
Ramush Haradinaj përkujton Agron Rrahmanin: Hero që jetën ia...
12 punonjës spitali në Holandë vendosen në karantinë pas eks...