Policia e Kosovës njofton se kanë arrestuar Ujkan Metaj, i cili ishte arratisur nga Burgu i Dubravës 12 ditë më parë.
Policia ka thënë se identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezuluar me arrestimin e personit të dyshuar.
“Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për vepren penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, i njëti është arrestuar sot në orët e pasditës. Identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë