Është arrestuar një shtetas i Serbisë në Leposaviq i cili dyshohet për veprën penale “Nxitje e urrejtjes, përqarjes ose mosdurimit kombëtar”.
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të automjetit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar, është vërejtur një maicë me mbishkrim të shkronjës ,, Z” ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit WAGNER, shkruan Arbresh.info.
“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, shtetas i Serbisë duke drejtuar automjetin e tij ku gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar: një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli, ndërsa te pasagjeri mashkull serb kosovar, është vërejtur një maicë me mbishkrim të shkronjës ,, Z” ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit ËAGNER.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore./ Arbresh.info/
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...