Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan për arsye se kishte vjedhur në xhami rreth tetë euro nga kutia e ndihmave, raporton Policia e Kosovës.
I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri, shkruan arbresh.info.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 02.05.2022 – 11:20. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Serbisë për shkak se kishte vjedhur në një objekt fetar (xhami) rreth 8 € nga kutia e ndihmave. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe vjedhje tjera të parave dhe telefonave kryesisht nëpër kafiteri. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./arbresh.info/
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...
Guterres: Ka shanse të mëdha që të rifillojnë bisedimet SHBA...
Rubio: Bisedimet Izrael-Liban, një mundësi historike