Është arrestuar drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi pasditen e kësaj të shtunë, në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit”.
I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, ka thënë Krasniqi.
44-vjecari dyshohet se ka goditur për vdekje një këmbësore. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.
“Në ora 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore”, ka thënë Krasniqi.
“Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete. Policia po merret me rastin”, ka shtuar ai./arbresh.info/
LEXO EDHE
Pacolli publikon fotografi nga vendlindja: Mareci, aty ku ën...
Kurti: Kosova e përkushtuar për normalizim të marrëdhënieve ...
Dy prindër në Londër akuzohen për vrasjen e foshnjës së tyre...
Tragjike në Tiranë, makina përplas për vdekje një 7-vjeçar
Haxhiu priti në takim ambasadorin italian, Maurizio Antonini
Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kos...