Një këmbësore është goditur nga një veturë për vdekje në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht tek “Kroi i Mbretit”.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi
“Më ora 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroni i Mbretit). Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi njofton se është duke u marr me rastin./arbresh.info/
Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...