Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe një aktivist të Lëvizjes vetëvendosje.
“Sot, rreth orës 13:30, tre policë civilë kanë arrestuar Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Boiken Abazin”, njofton VV
Edhe ky arrestim është bërë prej njerëzve pa uniformë, pa treguar fletarrest apo ndonjë urdhër zyrtar, edhe pse Boiken Abazi ka kërkuar të shohë ndonjë dokument prej policëve.
“Këto arrestime të cilat më shumë i ngjajnë kidnapimeve janë pjesë e një fushate të koordinuar të pushtetit për të mbjellë terror e frikë në popull, e sidomos tek mbështetësit e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe për të ndalur aktivitetin e subjektit më të madh opozitar. Policia është kthyer tërësisht në mjet të regjimit. Policët po zbatojnë urdhra të padrejta, e sot nuk janë më shërbëtorë të ligjit, por shërbëtorë të forcës.
Për sa kohë kriminelët janë në pushtet, burgjet do të mbushen me të pafajshëm. Por ne jemi më shumë se burgjet e tyre, ideali ynë është më i fortë se poshtërsitë e tyre.
Kërkojmë liri për aktivistët, kërkojmë largimin e kësaj qeverie diktatoriale antishqiptare”, thuhet me teje në njoftim./Arbresh.info
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...
Digjet vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, s’ka të lënd...