Policia e Kosovës e ka arrestuar Ridvan Muharremi, në lokalin e tij.
Policia për orë të tëra ka qëndruar duke bastisur këtë lokacion dhe banesën e Muharremit.
Muharremit në disa përgjime përmendet rreth sigurimit të rezervave shtetërore. Përveç Policisë, në aksion janë parë edhe veturat e EULEX-it.
Pas përfundimit të bastisjeve në banesën e ti, avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, tha se për Muharremin ende nuk ka flet arrest nga organet e rendit, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat, EO.
Bastisje ka pasur edhe te Ministria e Tregtisë, ku sipas raportimeve janë arrestuar dy zyrtarë të MINT Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën.
Sipas përgjimit të publikuar ditë më parë, Muharremi dyshohet se është ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.
Po ashtu një çështje tjetër ka të bëj me disa akuza të Ndue Gjinit ndaj Ridvan Muharremit, për dëshmitarë katolikë kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Kurse Ridvan Muharemi, menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar duke thënë se janë shpifje.
Ai thotë se nuk ka reaguar deri për faktin e vetëm se i vetmi vend ku mund të shpjegohen shpifjet ka adresë dhe ato janë organet e rendit.
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...