Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohet për sulm seksual ndaj një 10-vjeçareje

20:19 | 13 Mars 2026
Q L

Policia e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e punëtorit teknik të një shkolle në Ferizaj gjatë ditës së djeshme, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj një nxënëse 10-vjeçare.

Sipas njoftimit, rasti u raportua në polici më 11 mars.

I dyshuari 64-vjeçar, punëtor teknik në shkollë, është intervistuar nga Policia më 12 mars.

Atij iu caktua masa e ndalimit prej 48-orëve.

“Ndërsa hetuesit janë autorizuar të vazhdojnë veprimet hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.