Është arrestuar pronari i kompanisë për mbikëqyrjen e punimeve të palestrës sportive në fshatin Zhegër të Gjilanit.
Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, M.J, “ka pranuar si punë të kryera punët në vlerë prej 66.000 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) €, e që në fakt ato punë nuk ishin kryer duke e dëmtuar buxhetin e komunës edhe duke i sjellë kompanisë që kishte fituar tenderin fitimin e lartcekur (66.000 €)”, thuhet në komunikatë.
Ai është arrestuar të martën dhe pas intervsitimit në prezencën të avokatit dhe më pas me aktvendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Komunikata e plotë:
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, ka zhvilluar hetime lidhur me tenderin e shpallur nga komuna e Gjilanit për ndërtimin e palestrës së sporteve në fshatin Zhegër-Gjilan.
Hetimet policore janë zhvilluar nën dyshimin se kompania për mbikëqyrjen e punimeve, konkretisht pronari i saj: M.J., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar), që nga data 12.07.2017 deri më 03.12.2020, ka pranuar si punë të kryera punët në vlerë prej 66.000 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) €, e që në fakt ato punë nuk ishin kryer duke e dëmtuar buxhetin e komunës edhe duke i sjellë kompanisë që kishte fituar tenderin fitimin e lartcekur (66.000 €).
Sot, më 18.01.2022, i dyshuari i lartë cekur është arrestuar nga hetuesit policorë, është intervistuar në prezencën të avokatit dhe më pas me aktvendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Hamza: Heqja e masave ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mi...
Sportingu përmbysë Bodo/Glimtin dhe kalon në çerekfinale
Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vje...
Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në A...
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për t...