Personi që goditi me veturë prokuroren e shtetit, Suada Rama, është arrestuar nga organet e rendit.
Për arbresh.info këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Nikçi.
Kujtojmë se pasi ka dalë nga një seancë gjyqësore prokuroria Suada Rama, është goditur nga një veturë në lëvizje, në vendkalimin për këmbësorë.
Për fat të keq vetura ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa prokurorja ka pësuar lëndime trupore dhe gjendja e saj është stabile./arbresh.info/
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...