Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 24 vjeçar i cili ishte i kërkuar për vjedhje në Prizren.
“Me datë 13 Prill 2023, rreth orës 09:30 Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar te dyshuarin S.B. (24 vjeçar). I njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”, ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në baze të URDHERARREST të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun Prishtinës në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje për 1 vit. /Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër