Policia e stacionit në Ferizaj, ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘ Lēndim trupor” me dënim burgimi prej trembëdhjetë (13 ) muajve.
I dyshuari me inicialet SH.B i moshës 38 vjeçar, është arrestuar në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj.
Komunikata e plotë:
Me datën 27.03.2024 rreth orës 21:15 policët e stacionit në Ferizaj të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.B ( M/K) i moshës 38 vjeçar.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale: ” Lēndim trupor” me dënim burgimi prej trembëdhjetë (13 ) muajve.
Pas kompletimit të dokomuntacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info/
Molliqaj nga PSD thirrje diasporës: Votoni sa më shumë në kë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, 54-vjeçari arrestohet...
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...