Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar edhe personin e dytë të dyshuar për vjedhjen e rëndë që ka ndodhur në qytetin e Vushtrrisë.
Gjithashtu hetuesit policorë kanë identifikuar edhe lokacionin e sendeve të vjedhura me ç’rast janë sekuestruar njehsorët e vjedhur dhe është arrestuar edhe një person i moshës madhore.
“Pas intervistimit dhe procedurave të nevojshme, ndaj personit të dyshuar të moshës madhore është iniciuar rasti për veprën penale: ,,Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penal”. Me udhëzim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
Ndërsa personit të dyshuar (i moshës se mitur) për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë, me aktvendim të prokurorit i është caktuara masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...
Iu zbulua “shtëpia e barit” në banesë, vetëdorëzohet drejtor...