Arrestohet personi i dyshuar për një vjedhje në Prishtinë në janar

20:11 | 3 Prill 2023
Emir Abduramani

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person për një vjedhje që ka ndodhur në janar të këtij viti në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Rastin është njoftuar nga vetë Policia, e cila tha se personi në fjalë është arrestuar në qytetin e Mitrovicës.

“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që sot, në Mitrovicë të arrestohet personi i dyshuar për vjedhje grabitqare, që ka ndodhur në janar 2023, në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

“Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”/Arbresh.info