Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro.
Në raportin 24 orësh thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të shtunën.
“PKK. Vërmicë 19.07.2025-02:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë i kishte prezantuar policisë dokumentet e tij ku në mesin e tyre ishte dhe një kartëmonedhë prej 5 euro. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia./Arbresh.info/
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...