Policia e Kosovës ka arrestuar L. R., inspektor në Administratën Tatimore të Kosovës, me dyshimin se ka keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar. Atij i janë caktuar 48 orë mbajtje.
Lajmin ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
Ai ka thënë se “sot me 23.11.2018, Hetues të Policisë së Kosovës (DHKEK) nga Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë gjatë angazhimeve të tyre hetimore dhe operacionale në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë arrestuar një përson të dyshuar inspektor në ATK, me iniciale (L.R.) nën dyshimin se ka ‘keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar’”, ka treguar Hoxha për Express.
Sipas Hoxhës, hetuesit policorë nga Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit me Urdhëresë të PTH-Prishtinë, me aplikimin e masave të fshehta, të cilat masa janë zbatuar sot, kanë rezultuar me kapjen në flagrancë të dyshuarit në kryerje të veprës penale.
“Pas përfundimit të të gjitha veprimeve të parapara në bazë të planit operativ, i dyshuari është intervistuar në cilësi të të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me Vendim mbi ndalimin është dërguar në mbajtje prej 48 orëve”, ka thënë Hoxha.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...