Një person është arrestuar në Banjë të Istogut për armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën kishte ekspozuar një armë zjarri, shkruan Arbresh.info.
Arma e ekspozuar nuk është gjetur, mirëpo gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar 11 gëzhoja.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Banjë, Istog / 17.05.2025 – 18:32. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se pas një mosmarveshje me viktimën femër kosovare ka ekspozuar një armë zjarri. Gjatë kontrollit të shtëpisë i janë gjetur dhe sekuestruar 11 gëzhoja të llojeve të ndryshme. Arma e zjarrit që dyshohet se është ekspozuar nuk është gjetur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë