Sot, zyrtarët policorë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale grabitje, e cila kishte ndodhur më datë 10.11.2025, në rrugën “Halil Alidemaj”, në Prishtinë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative-hetimore, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin H. Sh, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po punojnë për arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar po për të njejtin rast”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?