Arrestohet një shtetase e Shqipërisë në Vitomiricë, e rrahu një burr e bëri për spital

09:24 | 2 Prill 2026
R J

Një shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Vitomiricë të Pejës, pasi që kishte shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike ndaj burrit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.

“Vitomiricë 01.04.2026-12:00. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psiqike dhe fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës