Nga MPB e Maqedonisë së Veriut njoftojnë se kanë arrestuar një shtetas të Kosovës, i dyshuar për kontrabandë me emigrantë. Në automjetin e tij janë gjetur 5 emigrantë nga India.
“Me datë 30.12.2022 në ora 10:50 në kryqëzimin Përdejci, në magjistralen Shkup – Gjevgjeli, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Vëzhgim Kufitar Bogorodicë kanë privuar nga liria J.K.(51) nga Kosova. Gjatë kontrollit në automjetin tip “Fiat Tipo” me targa regjistrimi të Shkupit, në pronësi të një agjencie rent-a-car, të cilën e drejtonte ai, janë gjetur pesë persona – emigrantë nga India”, thonë nga MPB. /arbresh.info/
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...