Është arrestuar një shtetas afganistan, pasi që i njëjti kishte vjedhur një xhaketë në një lokal në Prishtinë. Rasti raportohet të ketë ndodhur saktësisht në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, tranasmeton arbresh.info.
Përpos kësaj, në të njëjtën rrugë është arrestuar edhe një shtetas maroken, pasi që i njëjti kishte vjedhur një palë veshje sportive në një lokal.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë:
“-Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë 10.11.2020 – 14:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas i Afganistanit, pasi që i njëjti kishte vjedhur një xhaketë në një lokal. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
-Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Prishtinë 10.11.2020 – 16:05. Është arrestuar i dyshuar mashkull shtetas maroken, pasi që i njëjti kishte vjedhur një palë veshje sportive në një lokal. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Arbresh.info
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi