Është arrestuar një serb në Leposaviq për shkak se kishte postuar në rrjetet sociale një fotografi me armë në dorë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, përcjell Arbresh.info.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Leposaviq 11.10.2023 – 07:55. Është arrestuar i dyshuari serb kosovar për shkak se në rrjete sociale kishte postuar foto me armë në dorë. Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
NATO dhe BE diskutojnë për stabilitetin në Ballkanin Perëndi...
Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në ...
Gjesti në paraburgim, DJ Gimbo mendon se ai i ka çuar dron n...
Bryan Adams vjen në Kosovë
Tijana Veljkoviq emërohet zëvendësministre në Ministrinë e K...
Sveçla: Kujtimi për viktimat e marsit 2004 është obligim i p...