Një serb është arrestuar në Jarinjë pasi i njëjti dyshohet se i ka ofruar ryshfet zyrtarit policor në këmbim që të lejohet që ta kalojë kufirin, përkundër që rimorkios së kamionit i kishte skaduar libreza e qarkullimit.
Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, shkruan Arbresh.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë pasi që, i njëjti gjatë kontrollimit të dokumenteve, i ka ofruar zyrtarit policor një shume parash në këmbim që të lejohet ta kalojë kufirin përkundër që rimorkios së kamionit i kishte skaduar libreza e qarkullimit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është iniciuar si “Dhënie e ryshfetit”./Arbresh.info/
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...
Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren