Një zyrtar policor nga Njësia Speciale Operative është arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të një hetimi të përbashkët me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit të IPK-së, arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ndaj zyrtarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ai dyshohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve në kuadër të një hetimi të përbashkët me Policinë e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative (Divizioni i Njësive Speciale). Të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë lidhur me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.
Hetuesit e IPK-së, me autorizim të organeve të drejtësisë, kanë kryer edhe një bastisje në banesën e të dyshuarit në qytetin e Vushtrrisë.
“Në kuadër të veprimeve hetimore dhe me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari. IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit”, thuhet tutje në njoftim/Arbresh.info
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...