Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i dyshuar për veprën penale, vrasje në tentativë.
Ngjarja ka ndodhur me datën 08.01.2023 në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një lokal ku nga arma e zjarrit është plagosur një person.
Personi i arrestuar është mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, I. Q 36 vjeç.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për veprat vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, pasi që të njëjtit i janë gjetur dhe sekuestruar:
-një armë zjarri
-një karikator
-14 fishekë dhe
-një thikë.
Hetuesit janë në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati, thuhet në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Gjermania injoron thirrjen e Rusisë, miraton dërgimin e tank...
16 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orë...
Ronaldo shënon golin e parë, shpëton Al Nassrin nga humbja
Kupa e Kosovës, Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të 1/8 së fin...
Erdogani pret Kurtin në një pallat në Stamboll
Osmani kërkon drejtësi për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit ...