Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka qeën i përfshirë në krimet e luftës së fundit në Kosovë.
Sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, i dyshuari R.D dyshohet për veprën penale “Krim lufte kundër popullatës civile”, raporton Arbresh.info.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, të premten kanë arrestuar personin me inicialet R.D, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krim lufte kundër popullatës civile”. R.D., është ndaluar nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht hetuesit nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës, është duke ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi”, bën të ditur prokuroria.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në hetimin dhe ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave penale./Arbresh.info/
Dy orë përpara protestës të thirrur nga PD-ja, qindra forca ...
Agron Qalaj rizgjedhet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të S...
Hamza: Si kryeministër, do të punoj për ekonomi digjitale të...
2.2 miliardë lekë për shtresat në nevojë, Qeveria e Shqipëri...
Edi: Po supozoj që dikush i ka ndërhyrë Dolces në lojë
Dovbyk largohet nga Roma, Premier League e ardhmja e tij