Është arrestuar një person nën dyshimin për grabitjen i armatosur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” dje në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me iniciale D.G. gjendej në ndalim policor në Prizren, i njëjti është intervistruar dhe sekuestruar prova materiale.
“Në vazhdimësi te veprimeve hetimore nga zyrtarët e njësitit të hetimeve të përgjithshme të Prishtinës, është arritur të identifikohet i dyshuari D.G. si i dyshuar për grabitje të armatosur”, thuhet në njoftim.
“Në koordinim me hetuesit te NjHP Prizrenit dhe Prokurorin e shtetit, pasi i dyshuari gjendej në ndalim policor në Prizren i njëjti është intervistuar dhe në cilësi të provave materiale nga hetuesit rajonal të Prishtinës, janë sekuestruar dhe siguruar dëshmi materiale si:
-para qe dyshohet se janë grabitur, dhe vetura (Fiat – pikup) të cilën dyshohet se e ka shfrytezuar i dyshuari, në rastin që ka ndodhë dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë”./Arbresh.info/


Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë
Aksident i rëndë trafiku, rrokulliset një kamion në Mazgit
Një muaj paraburgim për katër të dyshuar për shit-blerje të ...
Statovci i reagon Hotit për sulmet ndaj Osmanit: LDK po sulm...
Haradinaj për aleatët e Kosovës: Vendimet kyqe janë marrë në...
Policia sekuestroi 27 patentë shoferë gjatë një jave në rajo...