Një person është arrestuar në Prishtinë i dyshuar për “Falsifikim të parasë”.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit pre 48 orësh ndërsa është kryer edhe kontroll ku janë sekuestruar 4,796.40 euro të cilat ndërlidhen me veprën penale, përcjell Arbresh.info.
“Gjate realizimit të kontrollit janë sekuestruar një shumë para të cilat ndërlidhen me veprën penale.
– 123 fletë formati A4 ku janë të fotokopjuara kartëmonedha prej 10 € dhe 20 €;
– 12 fletë A4 të prera pasi janë prerë kartëmonedhat;
– 1 telefon iPhone;
– 2 x 100€ = 200 €
– 108 x 20€ = 2,160 €
– 40 x 10€ = 400 €
– 23 x 50€ = 1,150 €
– 4 x 100€ = 400 €
– 5 x 50€ = 250 €
– 5 x 20€ = 100 €
– 7 x 10€ = 70 €
– 11 x 5€ = 55 €
Në total shuma e parave të sekuestruar është 4,796.40 €uro
Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...
Një hap larg Botërorit, Pacolli: Çfarë kënaqësie e çfarë gëz...
Sinani pas fitores së Kosovës: Ky rrugëtim do të ishte edhe ...
FIFA: Vetëm edhe një hap për Kosovën, për t’u kualifikuar në...
Një hap larg Botërorit, Hamza: Të gjithë bashkë në “Fadil Vo...
Trump zgjat edhe 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj infrastru...