Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, rreth orës 10:15 ka pranuar një informacion, se në ‘’Lagjja Meliq’’ në Han të Elezit është një rast i dhunës në familje.
Siç njoftohet, në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu është arrestuar personi i dyshuar me inicialet SH.M (M/K) i moshës 46 vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpinë e vëllait të tij, kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur nënën e tij me inicialet S.H ( F/K) e moshës 70 vjeçare.
Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.
Rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’./arbresh.info/
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu