Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ishte duke zhvilluar vepritari të bixhozit të paligjshëm, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuari janë sekuestruar pajisje të cilat shërbejnë për zhvillimin e lojërave të fatit dhe 69.80 € para të gatshme.
“Podujevë / 22.11.2025 – 21:24. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti ishte duke zhvilluar veprimtari të bixhozit të paligjshëm. Njësitet policore gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit kanë sekuestruar pajisje të cilat shërbejnë për zhvillimin e lojërave të fatit dhe 69.80 € para të gatshme. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...