Një përleshje mes dy personave ka ndodhur me datën 29.07.2025, rreth orёs 15:00 nё fshatin Carrabreg të Deçanit.
Njësitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, menjëherë kanё dalё në vendin e ngjarjes, dhe gjatё trajtimit tё rastit dhe marrjes sё informatave, tek i dyshuari janё gjetur dhe sekuestruar nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishek, transmeton Arbresh.info.
“Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme”, thuhet në njoftim.
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...
Armatim i rëndë zbulohet në një shtëpi të pabanuar në Zubin ...
Vrasja e rëndë në Klinë, policia jep detaje
Zhduket një person në Gjilan