Është arrestuar një person në Vushtrri, ku të njëjtit gjatë një kontrolli policor i janë gjetur dhe konfiskuar një armë me 15 copë fishekë, një palë dorëza të lëkurës, një maskë fytyre dhe një brisk, përcjell Arbresh.info.
Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 07.08.2023 – 03:20. Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 15 copë fishekë, një palë dorëza të lëkurës, një maskë fytyre dhe një brisk. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë