Është arrestuar një person në fshatin Godanc i Epërm në Shtime, pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.
Njësitet relevante policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës, përcjell Arbresh.info.
Gjatë një kontrolli policor në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar tre revole, një armë e llojit AK-47 dhe 201 copë fishekë.
Sipas policisë, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fsh. Godanc i Epërm, Shtime, 10.08.2023-15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi në një aheng familjar është raportuar për të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës së zjarrit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: 3 revole me gas, një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...