Një 40-vjeçar është arrestuar në orët e para të kësaj së enjte në Prishtinë, nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “Grabitja”.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari A.A., është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonal po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.
“Sot rreth orës 01:00, njësitet policore të stacionit Veriu në Prishtinë, kanë arrestuar një person në kërkim për një rast të grabitjes që është raportuar me datën 06.12.2024. Puna e zyrtarëve policor ka rezultuar me arrestimin e të dyshuarit: A.A., mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”.
“Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit rajonal po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, i dyshuari më 6 dhjetor të vitit të kaluar kishte kryer grabitje në një qendër tregtare.
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët