Është arrestuar një person në Prishtinë pasiqë i njëjti dyshohet se ka porositur një pako me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas policisë, pakoja kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim ku gjatë kontrollit të pakos janë gjetur dhe konfiskuar 160 gram të kësaj substance, shkruan Arbresh.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte porositur në ShBA një pako me substancë të dyshuar narkotike dhe e njëjta pako kishte arritur në zyrat doganore për zhdoganim. Njësitet policore gjatë kontrollit në brendi të pakos kanë gjetur e konfiskuar 160 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?