Policia e Kosovë konkretisht patrulla e njësitit rajonal komunikacionit rrugor në Pejë ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “ Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Me datë 04. 08. 2021 rreth orës 00:30 Policia e Kosovës, konkretisht Patrulla e njësitit rajonal komunikacionit rrugor (NJRKRR), në Pejë, për derisa ishte në pikë kontrolli në fshatin Pavlan – Pejë, kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga një veturë e cila ishte në lëvizje, thuhet në komunakatë.
Patrulla menjëherë ishte venë në ndjekje të veturës dhe kishte arritur të e ndalojnë automjetin e tipit VW Pollo dhe gjatë kontrollit të automjetit është gjetur arma me gas ZODAK 91 F. Cal 9mm, një karikator dhe dyzetë (40) fishek, me ç’rast janë konfiskuar.
I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar, rasti është iniciuar dhe proceduar konform Ligjit. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër